• e mërkurë, 17 korrik 2024

Në Shqipëri vitin e kaluar është konfiskuar pasuri në vlerë 41 milionë euro, e arritur përmes aktiviteteve kriminale

Në Shqipëri vitin e kaluar është konfiskuar pasuri në vlerë 41 milionë euro, e arritur përmes aktiviteteve kriminale

Tiranë, 15 korrik 2024 (MIA) - Njeriu i pari i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani, duke e prezantuar raportin për vitin 2023 para të zgjedhurve të popullit, tha se gjatë vitit raportues është konfiskuar pasuri në vlerë prej 41 milionë euro të fituara nga aktivitete kriminale. 

Shefi i Prokurorisë Speciale theksoi se "në kryeqytet dhe qytetet bregdetare grupet kriminale kryesisht më së shumti janë të orientuara në pastrimin e parave". 

"Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, ​​Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja. Në Tiranë dhe në qytetet e tjera bregdetare, grupet kriminale janë kryesisht të orientuara drejt pastrimit të parave, që bëhet duke investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe duke depozituar para në llogaritë bankare të shoqërive tregtare apo të afërmve të tyre. Për sa i përket pastrimit të parave, investimet në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme janë mënyrat kryesore në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike", theksoi Dumani.

Patëm, theksoi ai, edhe rast të një organizate ndërkombëtare kriminale e cila kishte për qëllim të pastrojë para përmes skemave të sofistikuara në Shqipëri, por organet e përndjekjes bashkëpunuan dhe u bë e mundur që të konfiskohet shumë e madhe e parave dhe të ndiqen anëtarët e grupit të strukturuar kriminal.

"Hetimet e vitit 2023 tregojnë se grupet kriminale janë të sofistikuara dhe të përfshira në tregjet ndërkombëtare të drogave të forta dhe kanë një pozicion dominues. Këto grupe janë aktive edhe në tregjet ndërkombëtare. Shqetësuese duhet të konsiderohet edhe aktiviteti i sofistikuar i grupeve kriminale që punojnë me koll qendra, të cilat mashtrojnë qytetarët e BE-së", theksoi Dumani.

Sipas tij, trafiku i drogës është problem në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Në Shkodër, Durrës, Laç dhe Fushë Krujë, është evidentuar korrupsioni i zyrtarëve të drejtësisë, ndërsa vrasjet dhe tentativat për vrasje janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

Në Fushë Krujë bëhet tregti me armë, materie shpërthyese, por edhe automobilë të vjedhur të cilët shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve, sqaroi ai. 

Përndryshe edhe seanca e sotme plenare u karakterizua nga situata të tensionuara, të shkaktuara nga opozita, kur deputetët e saj shkuan drejt foltores teksa fliste Dumani, për këtë arsye sigurimi i përbërë nga përfaqësues të Gardës Kombëtare u detyrua të ndërhyjë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR