• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për Ramën lajmet për numër më të vogël të turistëve i vlerësoi si sulm të organizuar që të dëmtohet turizmi vendor

Për Ramën lajmet për numër më të vogël të turistëve i vlerësoi si sulm të organizuar që të dëmtohet turizmi vendor

Tiranë, 17 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama sot i hodhi poshtë informacionet se plazhet janë gjysmë të zbrazëta dhe se turistët kosovarë bregdetin shqiptar e kanë zëvendësuar me destinacione kryesisht në Greqi, Turqi dhe Mal të Zi.

"Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin tonë, zhvillimi i të cilit është në një trend të vazhdueshëm rritës. Në rrjetet sociale ka shumë profile të rrejshme që thonë se askush nuk ka ardhur në Shqipëri. Është një përpjekje e ulët të thuhet se shqiptarët e Kosovës u larguan nga Shqipëria. Sistemet tona të sigurisë kibernetike ndezën dritën e kuqe për këtë", tha Rama i indinjuar në një takim me kryetarët e bashkive të qyteteve bregdetare.

Gjatë kësaj ka treguar numra të turistëve të cilët qëndronin në vend. 

"Është fakt se nga janari deri në qershor janë 1,7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri, ose 25 për qind më shumë se vitin e kaluar. Vitin e kaluar u befasuam pozitivisht nga turistët nga Italia, të cilët këtë vit ishin 486 mijë ose 57 më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu kemi një rritje të turistëve nga Turqia me 61 për qind, nga Polonia është rritur me 47 për qind, ose në gjashtë muaj vendin tonë e kanë vizituar 100 mijë turistë nga këto vende", tha Rama. fc/

Fotografia: Printskrin Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR