• e enjte, 18 korrik 2024

Trajneri i Inter Majamit dyshon në pjesëmarrjen e Mesit dhe Albas në finalen e kupës US Open

Trajneri i Inter Majamit dyshon në pjesëmarrjen e Mesit dhe Albas në finalen e kupës US Open

Majami, 21 shtator 2023 (MIA) - Trajneri i Inter Majamit, Herardo Martino, pas fitores ndaj Toronstos (4:0) në ndeshjen e MLS-së, sqaroi se në fund të pjesës së parë e ka zëvendësuar Zhordi Alban dhe Lionel Mesin për shkak të lodhjes së lojtarëve. Ai gjithashtu nuk e përjashtoi mungesën e tyre në finalen e kupës US Open.

Ata u stërvitën normalisht dhe ne ndjemë se ishin gati për të luajtur. Nuk mendoj se kanë ndonjë lëndim të ri apo ndonjë gjë më të keqe. Kjo është lodhje. Nuk mendoj se është një dëmtim i muskujve. E di që kemi një finale në prag, por ata nuk do të dalin në fushë nëse nuk janë gati për të luajtur”, tha Martino për "CBS".

Ai shtoi gjithashtu se Mesi ka pasoja nga një lëndim i vjetër, megjithëse nuk specifikoi se çfarë mendon konkretisht, nëse lëndimi u përkeqësua apo është një rikuperim jo i plotë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR