• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trajneri i Bajernit ka marrë kërcënime me vdekje

Trajneri i Bajernit ka marrë kërcënime me vdekje
Munih, 15 prill 2022 (MIA)- Trajneri i kampionit gjerman, Bajernit të Munihut, Julian Nagelsman, ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje pasi klubi bavarez u eliminua të martën nga Vilareali në çerekfinalen e Ligës së kampionëve. “E di se çdoherë do të kritikohem nga gjitha anët, kjo është normale dhe mund të pajtohem me këtë. Por me 450 kërcënime me vdekje në Instagram, kjo nuk është normale”, ka deklaruar trajneri i Bajernit në konferencën për shtyp para duelit kundër Arminia Bilefeldit në Bundesligë. “Nëse njerëzit duan të më vrasin mua, kjo është një çështje, por e sulmojnë nënën time e cila aspak nuk merr vesh në futboll. Këtë nuk mund ta kuptoj. Pasi e fikin televizorin njerëzit harrojnë në mirësjelljen. Dhe çka është më e keqja, mendojnë se janë në të drejtë”, shtoi Nagelsmani. Ai është anëtari i dytë i udhëheqësisë së Bajernit në adresë të të cilit u dërguan kërcënime me vdekje. Bashkëshortja dhe djali i drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiq bënë të ditur se në dy ditët e kaluara poashtu kanë marrë kërcënime për jetën e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR