• e enjte, 26 dhjetor 2024

Totenhemi që ta mbajë Kejnin, i ka ofruar pagë prej 400.000 funtave në javë

Totenhemi që ta mbajë Kejnin, i ka ofruar pagë prej 400.000 funtave në javë

Londër, 11 korik 2023 (MIA) - Totenhemi është i gatshëm t'i ofrojë kontratë të re sulmuesit Hari Kejn që ta mbajë në ekip dhe ta pengojë kalimin e tij në në Bajern të Mynihut.

Sipas "The Telegraph", menaxhmenti i klubit londinez është i gatshëm t'i paguajë anglezit 400.000 funta në javë.

Bajerni paraprakisht ka dërguar ofertë të përmirësuar prej mbi 70 milionë euro plus bonuse për futbollistin 29-vjeçar. Totenhemi shpreson se do ta mbajë lojtarin.

Kontrata e Kejnit me Totenhemit është deri në verën e vitit 2024. Sulmuesi sezonin e kaluar ka pasur 49 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 32 gola dhe pesë asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR