• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Totenhemi pagoi 11 milionë euro për një adoleshent kroat

Totenhemi pagoi 11 milionë euro për një adoleshent kroat

Split, 25 shtator 2023 (MIA) - Totenham ka paguar 11 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit 16-vjeçar të Hajdukut, Lluka Vushkoviq, njoftuan sot mediat kroate.

"Me marrëveshjen për transferim mes Hajdukut dhe Totenhemit, Lluka bëhet futbollisti më i shtrenjtë i moshës së tij në histori,ndërsa do të regjistrohet zyrtarisht për Totenhemin në vitin 2025", njoftoi klubi kroat.

Hajduku nuk e bëri të ditur shumën që do të marrë si dëmshpërblim për Vushkoviçin, por sipas mediave, Totenhem do të paguajë 11 milionë euro për mbrojtësin e ri.

Vushkoviq debutoi për ekipin e parë të Hajdukut në moshën 16 vjeçare e tre ditë në derbin kundër Dinamos, ndërsa vetëm tre ditë më vonë ai shënoi një gol për ekipin e tij në ndeshjen në Kupën e Kroacisë, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë ekipit nga Spliti. qa/bsh/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR