Toshkovski: Vlerësojmë se jemi në fazë shumë të hershme për të hyrë në detaje për hetimet në Këshillin gjyqësor
- Vlerësojmë se jemi në një fazë të hershme për t’u futur detaje, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në lidhje me hetimin në Këshillin gjyqësor.
- Post By Fami Bajrami
- 13:28, 15 dhjetor, 2024
Shkup, 15 dhjetor 2024 (MIA) - Vlerësojmë se jemi në një fazë të hershme për t’u futur detaje, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në lidhje me hetimin në Këshillin gjyqësor.
Bëhet fjalë për ndërhyrje të MPB-së me urdhër të prokurorit publik.
"Pas informacioneve të marra nga MPB-ja ku ka indikacione për disa parregullsi, ndërsa me urdhër të prokurorit publik është vepruar nga ana e MPB-së", theksoi ministri.
Në pyetjen se nga kush është denoncuar, nëse nga ndonjë informator apo nga kryeministri, Toshkovski është përgjigjur se nuk është i njohur me këtë.
Foto: arkivi i MIA-s