• e shtunë, 23 nëntor 2024

Toshkovski nga Strumica: Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë dhe askush nuk guxon të ndikojë në mënyrë të paligjshme ndaj votuesve

Toshkovski nga Strumica: Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë dhe askush nuk guxon të ndikojë në mënyrë të paligjshme ndaj votuesve

Strumicë, 30 prill 2024 (MIA) - Do të doja t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Strumicës, si dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, se Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë dhe askush nuk guxon me atë rast të keqpërdorë çfarëdo lloj pozite në kuadër të pozitave institucionale të cilat i ka, që në çfarëdo lloj mënyre të ndikojë ndaj cilit do votues, në mënyrë të paligjshme me shantazhe, detyrime, kërcënime dhe çfarëdo lloj  veprime tjera të paligjshme, në mënyrë që ta kahëzojë vullnetin e votuesve ndaj dikujt, deklaroi sot në Strumicë ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Shtoi se bëhet fjalë për veprime ndëshkuese sipas Ligjit penal, për të cilat janë paraparë dënime rigoroze ligjore.

Ai deklaratën e dha në Lagjen turke në Strumicë, ku, siç tha, do të bisedojë me banorët nga kjo pjesë e qytetit.

Informoi se sot ka qenë për vizitë pune në NJPB Radovish, Departamenti në Dojran dhe zyrën në Bogdanci.

Sipas ministrit teknik, nëpunësit policorë çdokund po përballen me probleme si në pjeësn e resurseve teknike nga aspekti i automjeteve dhe mjeteve të tjera teknike, ashtu edhe në pjesën e resurseve njerëzore. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR