• e shtunë, 23 nëntor 2024

Topi me të cilin Maradona shënoi dy gola kundër Anglisë në KB 1986 shitet në ankand

Topi me të cilin Maradona shënoi dy gola kundër Anglisë në KB 1986 shitet në ankand

Londër, 13 tetor 2022 (MIA) - Topi me të cilin Diego Armando Maradona i ka shënuar dy golat në fitoren e Argjentinës ndaj Anglisë (2-1) në çerekfinalen e Botërorit 1986, i pari i njohur si "Dora e Zotit", ndërsa i dyti i quajtur "Goli i shekullit" muajin e ardhshëm do të shitet në ankand në Britani të Madhe.

Vlerësimet janë se topi mund të arrijë çmim midis 2.9 dhe 3.4 milionë dollarë.

Shitja është caktuar për më 16 nëntor nga shtëpia britanike e ankandit (Graham Budd).

Topi është në pronësi të tunizianit Ali Bin Naser, i cili ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes midis Argjentinës dhe Anglisë të luajtur në stadiumin "Aseka" në Meksiko Siti. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR