• e enjte, 18 korrik 2024

Tifozët e PSZh-së i kanë sulmuar tifozët e Njukasllit

Tifozët e PSZh-së i kanë sulmuar tifozët e Njukasllit

Paris, 28 nëntor 2023 (MIA) - Tifozët e PSZh-së janë përplasur me tifozët e Njukasllit para ndeshjes së xhiros së pestë nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, njofton "Dejli Mejl".

Incidenti ka ndodhur mbrëmë në Paris. Tifozët e klubit francez i kanë sulmuar britanikët në një nga lokalet në kryeqytet. Gjatë përplasjes janë gjuajtur fishekzjarre dhe karrike.

Në fillim të nëntorit, tifozët e Milanit i kanë sulmuar tifozët e PSZh-së para ndeshjes nga Liga e kampionëve në Itali.

PSZh dhe Njukasëll do të luajnë sonte nga 21 në "Parkun e princave". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR