• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tifozët anglezë arritën në Shkup, sigurim i përforcuar në qendër të qytetit

Tifozët anglezë arritën në Shkup, sigurim i përforcuar në qendër të qytetit

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Rreth 2.000 tifozë të Anglisë arritën në Shkup për ta mbështetur reprezentacionin e tyre, i cili sonte luan me seleksionin e Maqedonisë së Veriut. Shumë prej anglezëve ndodhen në kafiteritë në qendër të Shkupit.

Tifozët anglezë janë të njohur për temperamentin e tyre, ndërsa shpesh shkaktojnë incidente gjatë pjesëmarrjeve të tyre. Për këtë shkak, në qendër të Shkupit ka prnai të shtuar të policisë.

Për siguri më të mirë edhe të mysafirëve nga Anglia dhe të qytetarëve tanë, objektet gastronomike në QTQ nga ana e kejit të lumit Vardar janë një lloj "tampon zone" dedikuar kryesisht për anglezët.

Ndeshja mes Anglisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet sonte në orën 20:45 në Arenën nacionale "Todor Proeski" në Shkup. 

Anglia tashmë siguroi plasman në Kampionatin evropian 2024, ndërsa "kuq-e-verdhët" kualifikimet do t'i përfundojnë të parafundit, në vendin e katërt, kështu që rezultati nuk ka ndonjë rëndësi për ndeshjen. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR