• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Teri e kritikoi Bi-Bi-Si-në për nofkën ofenduese ndaj Ronaldos

Teri e kritikoi Bi-Bi-Si-në për nofkën ofenduese ndaj Ronaldos

Londër, 2 korrik 2024 (MIA) - Ish-lojtari mbrojtës i Çellsit dhe Anglisë, Xhon Teri, e kritikoi Bi-Bi-Si-në për përdorimin e nofkës ofenduese për sulmuesin e Portugalisë, Kristiano Ronaldo.

Pasi që Ronaldo e humbi penalltinë në minutën e 105-të në ndeshjen me Slloveninë (0:0, 3:0 në penallti), në ekrane u paraqit grafika "Mistiano Penaldo".

"Bi-Bi-Si është turp", shkroi Teri në rrjetet sociale.

Portugalia e mposhti Slloveninë në penallti me 3:0, njërën prej goditjeve e realizoi Ronaldo.

Në çerek finale, portugezët do të përballen me Francën më 5 korrik. ab/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR