Ten Hag vendosi anti-rekord të të gjitha kohërave
- Lojtarët e Mançester Junajtedit e kanë filluar sezonin në mënyrë katastrofale, por trajneri i tyre Erik ten Hag nuk duket i shqetësuar.
- Post By Fami Bajrami
- 10:54, 2 shtator, 2024
Mançester, 2 shtator 2024 (MIA) - Lojtarët e Mançester Junajtedit e kanë filluar sezonin në mënyrë katastrofale, por trajneri i tyre Erik ten Hag nuk duket i shqetësuar.
Pas humbjes të dielën në Old Traford nga Liverpuli, i dyti në tre raundet e para të Premier ligës, holandezi deklaroi se "Djajtë e kuq" do të fitojnë përsëri trofe, por kjo edhe më shumë ka zemëruar tifozët e gjigantëve anglezë të cilët tashmë kërkojnë dorëheqjen e tij.
Pas triumfit fillestar kundër Fulamit (1:0), Junaitedi humbi ndaj Brajtonit (2:1) dhe përsëriti fillimin e keq të kampionatit nga sezoni i kaluar 2023-24. Kështu, Ten Hag u bë trajneri i parë i klubit në histori që u mposht dy herë në tre ndeshjet hapëse të Premier ligës.
"Djajtë e kuq" humbën ndaj Brajtonit dhe Brentfordit sezonin e kaluar.
Pas pauzës së reprezentacionit, Junajtedi do të jetë mysafir i Sautemptonit i cili kthehet në grupin elitar që së bashku me Evertonin janë të vetmit që ende nuk kanë fituar asnjë pikë.
Foto: Fejsbuk/Mançester Junajted