• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ten Hag: Rashfordi nuk është në shitje

Ten Hag: Rashfordi nuk është në shitje

Mançester, 16 mars 2024 (MIA) - Markus Rashford nuk është në shitje. Këtë kategorikisht e e kumtoi Erik ten Hag me rastin e zërave se PSZH-ja ka shfaqur interes serioz për sulmuesin e Mançester Junajted.

Spekulohet se ekipi francez është i gatshëm të ofrojë 75 milionë funta verës për sulmuesin, i cili këtë sezon nuk i shfaq paraqitjet më të mira të tij, gjë që solli deri te spekulimet për largimin nga "djajtë e kuq".

Megjithatë, Ten Hag ishte kategorik se Rashfordi nuk është në shitje, pasi ai e rinovoi kontratën deri në verën e vitit 2028 dhe tifozët e Mançester Junajted mund të jenë të qetë.

"Sezoni e kaluar nuk kemi nënshkruar kontratë të re me të me ide që ta shesim. Ai duhet të jetë pjesë e këtij projekti dhe kjo as që është temë, për të cilën vlen të bisedohet", deklaroi holandezi. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR