• e enjte, 18 korrik 2024

Ten Hag: Njukasëll i meritoi pikët e fituara

Ten Hag: Njukasëll i meritoi pikët e fituara

Njukasëll, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester junajted, Erik ten Hag e pranoi humbjen nga Njukasëll në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premier Ligës.

Me golin e Entoni Gordon në minutën 55, Njukasëll mbrëmë minimalisht (1:0) e fitoi mançester junajtedin.

"Kishim kohë të vështirë në gjysmën e parë. Në gjsmën e parë thamë se na vjen mirë që rezultsti ishte baraz dhe se duhet të qëndrojmë në lojë. Do të bisedoj me ekipin. Mbetëm në lojë deri në fund, Reguilon pati gjasa të mira, shënuam, por goli u anulua për shkak të ofsajdit, kështu që mund të ishte edhe baraz. Por, duhet të pranojmë se Njukasëlli në përgjithësi e meritoi fitoren", deklaroi Ten hag pas ndeshjes.

Njukasëll me 26 pikë u ngrit në vendin e 5-të në tabel[n e Premier ligës. Mançester junajted ra në vendin e 7-të (24 pikë). ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR