• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ten Hag: Dy golat e Konpehagen duhej të anuloheshin, shumë vendime të arbitrave janë kundër nesh

Ten Hag: Dy golat e Konpehagen duhej të anuloheshin, shumë vendime të arbitrave janë kundër nesh

Kopenhagë, 9 nëntor 2023 (MIA) – Trajneri i Mançester Juanjtedit, Erik ten Hag fajin për disfatën e mbrëmshme (3:4) nga Kopenhagen në xhiron e 4-të të Ligës së kampionëve e ka hedhur te arbitrat.

Në fund të pjesës së parë, Junajtedi mbeti me një lojtar më pak për shkak se Markus Rashford mori karton të kuq.

"Mendoj se në fillim luajtëm shumë mirë derisa morëm kartonin e kuq. Nga ai moment gjërat ndryshuan. Pranuam dy gola që nuk duhej të numëroheshin. Kjo është zhgënjyese. Në ndeshjet tjera u morën shumë vendime kundër nesh. Por sezoni është i gjatë. Në një moment gjithçka do të ndryshojë në favorin tonë. Pashë shumë gjëra pozitive te ekipi ynë, por në fund humbëm fokusin. Është e vështirë të luash me dhjetë lojtarë për një kohë të gjatë", deklaroi Ten Hag për Bi-Bi-Si.

Ndeshjen e drejtoi Donatas Rumshas nga Lituania.

Pas katër xhirove në grupin A, lider i tabelës është Bajerni i Munihut me 12 pikë maksimale, Kopenhagen dhe Galatasaraj kanë nga 4, derisa Mançester Junajtedi është i fundit me 3 pikë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR