• e diel, 24 nëntor 2024

Ten Hag: Duam që Ronaldo të qëndroj në Mançester Junajted

Ten Hag: Duam që Ronaldo të qëndroj në Mançester Junajted
Mançester, 28 gusht 2022 (MIA) – Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag, pas fitores së djeshme ndaj Sautemptonit me 1:0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Premier Ligës angleze ka shprehur shpresën se sulmuesi Kristiano Ronaldo do të mbetet në klub. “A ishte ky takim i fundit në fanellën e Mançester Junajtedit për Ronaldon? Ne kemi plane të përbashkëta me Kristianon. Duam që Ronaldo të qëndroj në Mançester Junajted”, deklaroi Ten Hag për “Skaj sports. Në takimin e djeshëm në stadiumin “Sent Meri” në Sautempton, portugezi 37 vjeçar hyri si zëvendësim në minutën e 68-të. Këtë sezon Ronaldo ka marrë pjesë në katër ndeshje në Premier Ligë, nuk ka shënuar gol apo asist. Kontrata e sulmuesit me klubin është deri më 30 qershor 2023. Pas katër xhirove në Premier Ligë, Mançester Junajtedi fitoi gjashtë pikë dhe mban vendin e shtatë në renditje.

QËNDRONI TË LIDHUR