• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ten Hag do të vazhdojë si trajner i Mançester Junajtedit

Ten Hag do të vazhdojë si trajner i Mançester Junajtedit

Mançester, 12 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik Ten Hag do të mbetet edhe sezonin e ardhshëm në stol krahas klasifikimit më të ulët të skuadrës në historinë e Premier ligës, bëjnë të ditur mediat britanike.

Vendimi vjen pas rishikimit në fund të sezonit të kaluar që përfundoi me një fitore 2-1 në finalen e FA Kupës ndaj rivalit të qytetit, Mançester Siti. Për më tepër, klubi është në bisedime me Ten Hag për marrëveshje të re pasi marrëveshja e tij hyn në sezonin e fundit pas dy vitesh në Old Traford.

Ish trajneri i Ajaksit hasi në kritika pasi 20 herë kampionët e Anglisë pësuan fillimin më të keq të sezonit që nga viti 1962/63 me tetë humbje në 15 ndeshjet e para në të gjitha garat. "Djajtë e kuq" përfunduan në vendin e tetë në ligën e parë të Anglisë pas 14 humbjeve në 38 ndeshje dhe ranë nga Liga e kampionëve në fazën e grupeve.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR