• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Temperaturat në disa pjesë të Kinës arritën nivelin rekord të ulët

Temperaturat në disa pjesë të Kinës arritën nivelin rekord të ulët

Pekin, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Temperaturat në disa pjesë të Kinës, përfshirë edhe provincat Shansi, Hebej dhe Liaoning, arritën nivelin më të ulët që nga fillimi i evidencës, informon sot televizioni shtetëror kinez.

Sipas parashikimeve, qyteti Jiçun, në rajonin Heilongxhang, mund të shënojë temperaturë të ulët rekord prej minus 47,9 gradë Celsius, transmetojnë mediat britanike. 

Presidenti kinez Si Xhinping para dy ditëve bëri thirrje për reagim urgjent për stuhinë e ftohtë në vend që filloi të dielën, me reshje të borës dhe rrugë të ngrira, ndërsa mjegulla e dendur shkaktoi shumë aksidente në komunikacion.

Në kryeqytetin Pekin moti po përmirësohet, ndërsa autoritetet paralajmëruan se shkollat përsëri do të hapen pasi nxënësit javën e kaluar disa ditë kishin mësim onllajn. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR