• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Temperatura e oqeaneve këtë javë po thyen rekorde

Temperatura e oqeaneve këtë javë  po thyen rekorde

Gjenevë, 9 gusht 2023 (MIA) - Temperatura e sipërfaqes së oqeanit të premten është rritur në 20.96 gradë Celsius, tregojnë të dhënat e Observatorit Klimatik të Bashkimit Evropian.

Rekordi i fundit prej 20.95 gradë u regjistrua në mars të vitit 2016, deklaroi zëdhënësja e  agjencisë së BE-së për ndryshimet klimatike Kopernik. 

Mes mostrave të testuara nuk ka ssnjë nga rajonet polare. 

Oqeanet thithin 90 për qind të nxehtësisë së tepërt të krijuar nga aktiviteti njerëzor që nga fillimi i epokës industriale, paralajmërojnë shkencëtarët. 

Kjo nxehtësi vazhdon të grumbullohet ndërsa gazrat e qelqta, kryesisht nga djegia e naftës, gazit dhe qymyrit, mblidhen në atmosferën e Tokës. 

 Temperatura mesatare e oqeaneve nga prilli po thyen rekordet sezonale në mbarë botën.

"Vala e nxehtësisë e oqeanit është një kërcënim i menjëhershëm për disa kafshë detare," tha Pirs Forster nga Qendra Ndërkombëtare për Klimë në Universitetin e Lidsit. 

"Ne jemi tashmë dëshmitarë të një rezultati të drejtpërdrejtë të zbardhjes së koraleve në Florida dhe pres që të shfaqen më shumë pasoja," shtoi ai. 

Parashikohet se ngrohja e oqeaneve të ketë ndikime të tjera në jetën nënujore, duke përfshirë migrimin e specieve të caktuara dhe përhapjen e specieve pushtuese. Kjo mund të kërcënojë rezervat e peshkut, ndërsa si rrjedhojë sigurinë e ushqimit në disa pjesë të botës. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR