• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari u takua me ambasadoren gjermane Dreksler, në fokus ndryshimet kushtetuese

Taravari u takua me ambasadoren gjermane Dreksler, në fokus ndryshimet kushtetuese

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA)- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot u takua me ambasadoren e  Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Dreksler.

Taravari dhe Dreksler, siç informoi Aleanca për Shqiptarët,  diskutuan mbi proceset politike në vendin tonë, me fokus në përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE,

"Në takimin në ambasadën gjermane u theksua angazhimi i Aleancës për Shqiptarët që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin e tyre evropian", thuhet në kumtesën.

Kryetari Taravari, po ashtu, falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që shteti gjerman ia jep Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. ls/

Foto: ASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR