• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takimi virtual i deputeteve të Maqedonisë dhe Armenisë

Takimi virtual i deputeteve të Maqedonisë dhe Armenisë

 Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Në organizim  të Institutit Demokratik Nacional, u zhvillua takimi virtual mes deputeteve nga Armenia dhe deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Siç bënë të ditur nga pres shërbimi i Kuvendit, qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave mes deputeteve të këtyre dy vendeve në fushën e të drejtave të grave, grave në politikë dhe diskriminimit të tyre, por me theks të veçantë në funksionimin e Klubit të Deputeteve.

 Në takim morën pjesë aktive deputetet: Lolita Ristova, Latife Shikovska dhe Lidija Petkovska, të cilat dhanë një pasqyrë të shkurtër të funksionimit të Klubit të Deputeteve, mënyrën e organizimit të grave në Kuvend, cilat zgjidhje ligjore i kanë iniciuar për të përmirësuar të drejtat e grave, si dhe sfidat me të cilat përballen si gra deputete.

 Sipas Kuvendit, si rezultat i diskutimit konstruktiv, doli konkluzioni se në të ardhmen ky shkëmbim përvojash duhet të vazhdojë më tutje me qëllim të forcimit të pozitës së grave në politikë.

 Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR