• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Zelenski - Rute

Takim Zelenski - Rute

Kiev, 4 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka biseduar me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute i cili ndodhet për vizitë në Kiev. Kjo është vizita e tij e parë pas marrjes së detyrës.

"Është e qartë se sa e rëndësishme është zbatimi i plotë i secilës prej marrëveshjeve tona për mbështetje në fushën e mbrojtjes, që është e nevojshme për t'i dhënë fund kësaj lufte (me Rusinë)", ka thënë Zelenski.

Ai shtoi se "ajo që funksionon në qiellin e Lindjes së Mesme dhe ndihmon në mbrojtjen e Izraelit mund të funksionojë edhe në qiejt e pjesës tonë të Evropës".

Ukraina do të vazhdojë të bindë partnerët e saj që të prezantojnë më shumë mjete për mbrojtjen efikase të qiellit, ka thënë Zelenski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR