Takimi i Kryetarit Gashi me udhëheqësinë e RYCO-së
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me udhëheqësinë e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO). Delegacioni përbëhej nga sekretari i përgjithshëm i RYCO-së, Vlladimir Obradoviq; zëvendëssekretari i përgjithshëm, Kreshnik Lloka; këshilltari special, Feras Keiralah dhe udhëheqësi i Zyrës Lokale të RYCO-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Gjorgjevski. Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryetarja e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, deputetja Feride Haxhiu.
- Post By Melahat Baftija
- 17:05, 31 mars, 2026
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me udhëheqësinë e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO). Delegacioni përbëhej nga sekretari i përgjithshëm i RYCO-së, Vlladimir Obradoviq; zëvendëssekretari i përgjithshëm, Kreshnik Lloka; këshilltari special, Feras Keiralah dhe udhëheqësi i Zyrës Lokale të RYCO-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Gjorgjevski. Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryetarja e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, deputetja Feride Haxhiu.
Në takim, siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit u diskutua për politikat rinore, ndërsa Kryetari Gashi tha se Kuvendi është gjithmonë i hapur për të ofruar mbështetje për çështjet rinore dhe bashkëpunimin rajonal. Ai theksoi se është detyrim i politikanëve të ndërtojnë një rajon të qëndrueshëm dhe të ndërlidhur, ku brezat e ardhshëm do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Kryetari theksoi se çështjet e të rinjve dhe të barazisë gjinore kanë vend të rëndësishëm në politikë, si një pjesë e rëndësishme e çështjeve shtetërore. Ai tha se paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme në rajon dhe se brezi i ri do të ndihmojë në arritjen e këtyre qëllimeve. E theksoi lidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit për të arritur bashkëpunim dhe mirëkuptim më të mirë midis të rinjve. Ai tha se duhet të punohet për të përmirësuar dhe avancuar kulturën, arsimin, infrastrukturën dhe ekonominë, ndërsa paqja do të jetë rezultat i të gjitha këtyre përpjekjeve të përbashkëta.

Gashi e theksoi rëndësinë e kapërcimit të paragjykimeve midis të rinjve, për të pasur një ndërgjegjësim më të madh dhe të gjithë duhet të jenë më aktivë dhe të kontribuojnë për paqen.
Zëvendëskryetarja e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, Feride Haxhiu, i prezantoi aktivitetet e Klubit, i cili është urë lidhëse midis OJQ-ve, OJQ-ve rinore dhe pushtetit legjislativ, përpjekjet për të avancuar Strategjinë Nacionale të Rinisë, dhe theksoi se prioritetet e Klubit përfshijnë digjitalizimin në arsim, sigurinë kibernetike dhe shëndetin mendor, të cilat ndikojnë në jetën e të rinjve.

Sekretari i përgjithshëm i RYCO-së, Vlladimir Obradoviq, falënderoi për mbështetjen që marrin nga Kuvendi dhe prezantoi aktivitetet që po zbatojnë në drejtim të avancimit të bashkëpunimit rinor në rajon. Theksoi se të rinjtë duan që zëri i tyre të dëgjohet. Përveç kësaj, theksoi se avancimi i bashkëpunimit kulturor është pjesë e aktiviteteve kryesore të organizatës.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i RYCO-së, Kreshnik Lloka, e theksoi rëndësinë e Agjendës "Rinia, paqja dhe siguria", duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë në rajon. Ai gjithashtu trajtoi
sfidat me të cilat përballen të rinjtë, siç është largimi i intelektualëve dhe demografia e pafavorshme, duke theksuar nevojën për një qasje të përbashkët për t'i kapërcyer ato. Lloka theksoi se thyerja e tabuve dhe kapërcimi i paragjykimeve janë hapa vendimtarë drejt ndërtimit të besimit midis të rinjve. Në këtë drejtim, e theksoi shkëmbimin e nxënësve të shkollave të mesme si vlerë të shtuar të konsiderueshme, që kontribuon për mirëkuptim më të mirë të ndërsjellë, zhvillimin e bashkëpunimit kulturor dhe ndërtimin e paqes në rajon.
Foto: Kuvendi