Milatoviq para deputetëve: Vizioni ynë për inkuadrim në BE nuk është i plotë pa ju
- Miqësia jonë i tejkalon frazat e zakonshme diplomatike për mungesën e çështjeve të hapura. Kjo është thelbësore, është përjetuar dhe është reale. Kjo është miqësia që e kanë ndërtuar individë si shkrimtari ynë i madh Radovan Zogoviq i cili në karakterin malazez dhe maqedonas e njohu frymën e njejtë të pathyeshme të lirisë. Kjo është fija që na lidh, ndërsa shihet në veprën e shkrimtarit tuaj të madh dhe revolucionar Koço Racin, i cili tek miqtë malazez shihte vëllezër sipas idealeve të drejtësisë, theksoi presidenti malazez Jakov Milatoviq në fjalimin para Kuvendit të Maqedonisë.
- Post By Sara Ademi
- 16:07, 31 mars, 2026
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Miqësia jonë i tejkalon frazat e zakonshme diplomatike për mungesën e çështjeve të hapura. Kjo është thelbësore, është përjetuar dhe është reale. Kjo është miqësia që e kanë ndërtuar individë si shkrimtari ynë i madh Radovan Zogoviq i cili në karakterin malazez dhe maqedonas e njohu frymën e njejtë të pathyeshme të lirisë. Kjo është fija që na lidh, ndërsa shihet në veprën e shkrimtarit tuaj të madh dhe revolucionar Koço Racin, i cili tek miqtë malazez shihte vëllezër sipas idealeve të drejtësisë, theksoi presidenti malazez Jakov Milatoviq në fjalimin para Kuvendit të Maqedonisë.
Milatoviq, i cili është në vizitën e parë zyrtare në vendin tonë, thekson se Mali i Zi sot qëndron para derës së Bashkimit Evropian dhe se me optimizëm pret që së shpejti të bëhet anëtarja e saj e parë e ardhshme.
"Ne duam të bëhemi vendi anëtar i 28-të në vitin 2028. Megjithatë, dëshiroj këtë qartë ta them, vizioni ynë nuk është i plotë pa ju. Vizioni ynë është gjithë Ballkani Perëndimor si pjesë e pandarë e familjes evropiane", theksoi Milatoviq.

Në plan të jashtëm politik, përkujtoi ai, "ne hapërojmë me një hap të njejtë dhe jemi krenarë që kemi mundur t'ua zgjasim dorën drejt anëtarësimit në NATO. "Sot e konfirmojmë harmonizimim tonë të plotë me vlerat euroatlantike", tha Milatoviq.
Duke u kthyer në bashkëpunimin mes dy vendeve, presidenti malazez Milatoviq tha se bashkëpunimi ynë në ekonomi, në infrastrukturë, energjetikë dhe turizëm nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të potencialit.
Në kohë sfidash të mëdha globale, shtoi ai, vendet tona mbesin udhërrëfyes vlerash për respektimin dhe vlerësimin e diversitetit, të cilat për ne janë pasuri.
Me këtë japim një kontribut të madh ndaj rajonit tonë të përbashkët duke dërguar një mesazh të qartë edhe nga Shkupi dhe Podgorica se religjionet e ndryshme dhe kombet nuk janë mure që na ndajnë por ura që fuqishëm na lidhin dhe bashkojnë", tha presidenti malazez para deputetëve.

Në fjalimin e Milatoviqit në sallën plenare morën pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila është nikoqire e tij dhe me të cilën pati takim dhe konferencë për shtyp në Vila Vodno, ndërsa fjalimin e tij e ndoqën edhe anëtarët e Qeverisë së Maqedonisë, përfaqësues të gjyqësorit, liderë fetar, si dhe anëtarë të trupit diplomatik në vend.
Në Kuvend presidenti malazez pati takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. sa/
FOTO: MIA