• e mërkurë, 01 prill 2026

PDSH angazhohet për avancimin e të rinjve përmes trajnimeve

PDSH angazhohet për avancimin e të rinjve përmes trajnimeve

Shkup, 31 mars 2026

Nën organizimin e "OHRID Institute for Economic Strategies and International Affairs" dhe mbështetjen e "Transparency International", Jasin Selimi dhe Lirjon Rexha, përfaqësues të Rinisë

Demokratike Shqiptare pranë PDSH, me datë 27-29.03.2026 morën pjesë në trajnim me temë “Integrity Hack: Open Data Against Political Corruption”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. 
Programi i trajnimit përfshiu ligjërata, diskutime dhe debate interaktive, duke u mundësuar pjesëmarrësve shkëmbimin e ideve dhe përvojave të ndryshme.  

]Në tërësi, ky trajnim u dëshmua si një përvojë tejet e vlefshme, duke kontribuar ndjeshëm në zgjerimin e njohurive dhe në forcimin e angazhimit në fushën e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.   

PDSH mbështet të rinjtë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen të kontribuojë në avancimin e tyre, duke ofruar mundësi për edukim joformal dhe zhvillim të qëndrueshëm.  

Foto: PDSH

QËNDRONI TË LIDHUR