• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Ulutash - Kurti : Koordinimi i institucioneve të sigurisë së Kosovës me KFOR-in është me rëndësi kyçe

Takim Ulutash -  Kurti : Koordinimi i institucioneve të sigurisë së Kosovës me KFOR-in është me rëndësi kyçe

Prishtinë, 13 mars 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë takuar sot komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ku është thënë se bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, janë kyçe për sigurinë e qëndrueshme për të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Gjatë takimit, Ulutash theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë në vend janë kyçe për sigurinë e qëndrueshme dhe për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Rikonfirmova përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të luajtur rolin e tij në këtë drejtim. Përsërita mbështetjen e KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR