• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Toshkovski - Angellovski nga KRSKRR: Siguria në komunikacion është prioriteti kryesor

Takim Toshkovski - Angellovski nga KRSKRR: Siguria në komunikacion është prioriteti kryesor

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor janë institucione që janë shembull pozitiv i një marrëdhënieje partneriteti që jep rezultate reale si rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion. Kjo ishte konkluduar në takimin e sotëm të punës mes ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski me udhëheqësinë e KRSKRR dhe me kryetarin e sapoemëruar Goran Angellovski. 

Siç informoi MPB, bashkëbiseduasit diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm të dy institucioneve bazuar në qëllimin kryesor – përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

"Në takim u dakorduan edhe për fushatat e planifikuara, të cilat KRSKRR i zbaton në vazhdimësi në bashkëpunim me ministrinë, veçanërisht me departamentet e parandalimit, duke mbuluar të gjitha aspektet e pjesëmarrjes së sigurt në komunikacion, si përdorimi i nevojshëm i rripit të sigurimit, drejtimi i automjetit me shpejtësi të përshtatshme, obligimi të mos përdoret  celulari gjatë drejtimit të automjetit dhe të tjera", njoftojnë nga MPB. fc/

Fotografia: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR