• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i Siljanovska-Davkovës me përfaqësuesit e IND-së dhe pjesëmarrësit në Trajnimin për lidership rinor dhe Samitin për politika

Takim i Siljanovska-Davkovës me përfaqësuesit e IND-së dhe pjesëmarrësit në Trajnimin për lidership rinor dhe Samitin për politika

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e Shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot priti përfaqësuesit e Institutit Nacional Demokratik (IND) dhe pjesëmarrësit e Trajnimit të ardhshëm për Lidership Rinor dhe Samitit për politika të organizuar nga ky institut.

Nga kabineti Siljanovska-Davkova njoftojnë se përfaqësuesit e IND-së në takim e njoftuan presidenten për aktivitetet e tyre aktuale në drejtim të mbështetjes dhe forcimit të institucioneve dhe proceseve demokratike në vend dhe e njohën me konceptin e programit dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të Trajnimit për lidership rinor dhe Samitit për politika që mbahet nga 15 deri më 17 korrik në Shkup.

"Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin afatgjatë të suksesshëm të IND-së me institucionet e RMV-së, i cili përbëhej nga një numër i madh iniciativash dhe aktivitetesh, dhe organizatorëve dhe pjesëmarrësve u uroi zbatim të suksesshëm të Trajnimit për Lidership Rinor dhe Samitit për politika"; theksohet në kumtesën. ls/ 

foto: Kabineti i Siljanovska Davkovës

 

QËNDRONI TË LIDHUR