Takim i përfaqësuesve ushtarak të Kosovës dhe Shqipërisë për avancimin e bashkëpunimit
- Delegacioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) qëndruan për vizitë dyditëshe në Shqipëri, ku me shefat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH) biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të reja, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Sara Ademi
- 15:24, 29 nëntor, 2023
Prishtinë, 29 nëntor 2023 (MIA) - Delegacioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) qëndruan për vizitë dyditëshe në Shqipëri, ku me shefat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH) biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të reja, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në kumtesën e FSK-së thuhet se delegacioni i kryesuar nga koloneli Ahmet Ajeti është pritur në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës komandanti i Akademisë së FARSH-it, kolonel Bardhyl Nuredinaj dhe nga drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak, koloneli Ulsi Rexhaj dhe kuadri udhëheqës i Institutit.
"Gjatë vizitës dyditore u shkëmbyen përvoja dhe u diskutuan fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy armatave, me fokus avancimin e zhvillimit profesional të ushtarëve në qendrat stërvitore të FARSH-it dhe FSK-së”, thuhet në kumtesën e FSK-së. sa/