• e martë, 24 dhjetor 2024

Miratohet deklarata nga Budapesti për marrëveshjen e re evropiane për konkurrencë

Miratohet deklarata nga Budapesti për marrëveshjen e re evropiane për konkurrencë

Budapest, 8 nëntor 2024 (MIA) - Liderët e Bashkimit Evropian e miratuan Deklaratën e Budapestit për marrëveshjen e re evropiane për konkurrencë, ku theksohet nevoja për veprim urgjent dhe vendosës që të arrihen qëllimet e projektuara.

"Të ballafaquar me realitetet e reja gjeopolitike dhe sfidat ekonomike dhe demografike, ne, liderët e Bashkimit Evropian, jemi të vendosur ta sigurojmë prosperitetin tonë të përbashkët ekonomik, ta rrisim konkurrencën tonë, duke e bërë BE-në kontinentin e parë klimatik neutral në botë dhe duke e siguruar sovranitetin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin global të BE-së", thuhet në tekstin e deklaratës.

Siç thuhet, politikanët evropianë dëshirojnë ta bëjnë Bashkimin Evropian më konkurrent, produktiv, inovativ dhe të qëndrueshëm. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR