• e martë, 24 dhjetor 2024

BE-ja mendon ta ndërrojë gazin e lëngshëm rus me gaz amerikane, tha Ursula fon der Lajen

BE-ja mendon ta ndërrojë gazin e lëngshëm rus me gaz amerikane, tha Ursula fon der Lajen

Budapest, 8 nëntor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian mund ta shqyrtojë mundësinë për zëvendësim të importit të gazit të lëngshëm natyror rus me import nga SHBA-ja, deklaroi para gazetarëve kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pas Samitit joformal të BE-së në Budapest.

"Ende marrim sasi të mëdha të gazit të lëngshëm nga Rusia. Pse të mos e ndërrojmë me gaz amerikan, i cili për ne është më i lirë dhe do ta zvogëlojë çmimin e energjisë", tha Fon der Lajen.

Ajo potencoi se qasja e BE-së ndaj tregtisë pasi Donald Trampi ta ndërmerr funksionin, do të jetë të gjenden angazhmane të përbashkëta dhe interesa të ndërsjella dhe të negociohet. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR