Tajsoni bën të ditur katër boksierët më të mëdhenj në histori
- Ish kampioni absolut i botës në peshat e rënda, Majk Tajson ka bërë të ditur katër boksierët më të mirë në histori.
- Post By Fami Bajrami
- 12:33, 4 gusht, 2025
Nju Jork, 4 gusht 2025 (MIA) - Ish kampioni absolut i botës në peshat e rënda, Majk Tajson ka bërë të ditur katër boksierët më të mirë në histori.
Sipas Tajsonit katër më të mirët janë: Xhek Dempsi, Soni Liston, Muhamed Ali dhe Xhorxh Forman.
Dempsi ka luftuar 83 herë në karrierën e tij, nga të cilat ka 68 fitore, 6 humbje derisa ka barazuar në nëntë ndeshje.
Liston ka gjithsej 54 ndeshje në karrierën e tij, 50 fitore dhe 4 humbje.
Forman ka 81 ndeshje në karrierën e tij - 76 fitore dhe 5 humbje.
Muhamed Ali ka 56 fitore dhe 5 humbje.
Foto: EPA