• e enjte, 09 prill 2026

Tërmet me magnitudë prej 5,2 ballë e goditi Turqinë lindore

Tërmet me magnitudë prej 5,2 ballë e goditi Turqinë lindore

Stamboll, 4 prill 2026 (MIA) – Agjencia turke për katastrofa kumtoi se një tërmet me magnitudë prej 5,2 ballë e goditi sot krahinën lindore Van. 

Nuk ka raportime për viktima ose dëme, njoftoi agjencia AFAD në kumtesë, duke shtuar se vlerësimet në terren janë në vijim. 

Tërmeti e goditi rrethinën Tushba në orën 8:52 të mëngjesit në thellësi prej shtatë kilometrave, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në zonat e afërta, shtoi Agjencia. 

Lëkundja vijon pas tërmeteve të dyfishta shkatërruese në këtë rajon në vitin 2023. Tërmetet vranë më shumë se 50.000 njerëz vetëm në Turqi dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha përgjatë Turqisë juglindore dhe Sirisë veriore. 

Shkencëtarët paralajmërojnë për tërmet shkatërrues në metropolin më të madh në vend, Stamboll. fc/

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR