• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërhiqet shorti për fazën e grupeve në Ligën e kampionëve

Tërhiqet shorti për fazën e grupeve në Ligën e kampionëve

Monako, 31 gusht 2023 (MIA) - Në Grimaldi Forumin në Monako sonte me short janë përcaktuar tetë grupet e sezonit të ri të Ligës së kampionëve, i fundit në këtë format me 32 ekipe.

Vëmendjen më të madhe e shkaktojnë ndeshjet në grupin F, ku janë PSZH, Borusia Dortmund, Milan dhe Njukasëll, ndërsa kampioni aktual Mançester Siti do të fillojë mbrojtjen e titullit në grupin G kundër Lajpcigut, Cërvena Zvezdës dhe Jang Bojsit.

Faza e grupeve do të fillojë më 19 dhe 20 shtator, ndërsa finalja do të luhet më 1 qershor në stadiumin legjendar "Uembli" në Londër.

Grupet: 

Grupi A: Bajern i Mynihut, Mançester Junajted, Kopenhaga, Galatasaraj

Grupi B: Sevilja, Arsenal, PSV, Lens

Grupi C - Napoli, Reali i Madridit, Braga, Union Berlin

Grupi D - Benfika, Inter, Salsburg, Real Sosiedad

Grupi E: Feenord, Atletiko Madrid, Lacio, Seltik

 Grupi F: PSZH, Borusia Dortmund, Milan, Njukasëll

Grupi G: Mançester Siti, Lajpcig, Cërvena Zvezda, Jang Bojs

Grupi H: Barcelona, Porto, Shahtjor, Antverpen. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR