• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën dy tifozë të ekipit Njukasëll janë therrë me thikë në Milano në prag të ndeshjes nga LK

Të paktën dy tifozë të ekipit Njukasëll janë therrë me thikë në Milano në prag të ndeshjes nga LK

Milano, 19 shtator 2023 (MIA) - Një tifoz i ekipit Njukasëll është dërguar në spital pasi ishte sulmuar në Milano. Milani do të jetë nikoqir i ekipit anglez në xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Siç transmeton "Dejlli mejll", një tifoz 58-vjeçar i ekipit Njukasëll ishte dërguar në një spital italian pasi mbrëmë ishte sulmuar nga një grup i 7-8 burrave të armatosur. Britaniku ishte therrë tri herë. Tifozi ishte shpëtuar nga policia dhe menjëherë ishte dërguar në spital. Deri më tani nuk dihet cili është motivi për sulmin. 

Në rrjetet sociale u paraqitën edhe informacione se sulmues të panjohur me thika kanë sulmuar edhe një grup të tifozëve të ekipit Njukasëll nga mbrapa derisa ktheheshin në hotelin e tyre. 

"Tre prej tyre ishin sulmuar nga mbrapa nga një grup i njerëzve me maska, një ishte therrë shumë. Ata u larguan nga zona e tifozëve, duke shkuar drejt hotelit. Për fat të mirë, tani gjithçka është në rregull dhe ata janë në gjendje stabile", thotë një familjar i njërit prej të sulmuarve. 

Ndeshja do të luhet sonte në "San Siro" me fillim prej orës 18:45. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR