• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 60 migrantë e kanë humbur jetën në Detin Mesdhe në rrugë për në Itali

Të paktën 60 migrantë e kanë humbur jetën në Detin Mesdhe në rrugë për në Itali

Romë, 14 mars 2024 (MIA) - Të paktën 60 migrantë e kanë humbur jetën pasi u është prishur anija në rrugë nga Libia drejt Italisë. Udhëtimin e kanë mbijetuar 25 migrantë, të cilët dje janë shpëtuar nga anija humanitare "Oshen Viking" (Ocean Viking) të organizatës joqeveritare SOS Mediteran, në pjesën qendrore të Detit Mesdhe.

"Të mbijetuarit e kanë braktisur qytetin bregdetar Zavia në Libi shtatë ditë para se të shpëtohen...Të mbijetuarit pohojnë se të paktën 60 njerëz e kanë humbur jetën gjatë udhëtimit, mes të cilëve gra dhe të paktën një fëmijë", publikoi sot SOS Mediteran në Iks.

Dy nga 25 të mbijetuarit janë evakuuar nga roja bregdetare italiane gjatë natës dhe janë dërguar në spital në Sicili. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR