• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 26 të vrarë në sulmin ajror mbi sheshin e stërmbushur të qytetit në rajonin Amhara në Etiopi

Të paktën 26 të vrarë në sulmin ajror mbi sheshin e stërmbushur të qytetit në rajonin Amhara në Etiopi

Adis Abeba, 14 gusht 2023 (MIA) - Në sulmin ajror të forcave etiopiane në sheshin e stërmbushur në rajonin e trazuar Amhara kanë humbur jetën të paktën 26 njerëz, ndërsa më shumë se 55 janë plagosur, deklaroi sot përfaqësuesi i autoriteteve shëndetësore, vetëm disa ditë pasi që qeveria komunikoi se paqja është kthyer në zonë.

Milicitë lokale janë përplasur me armatën etiopiane për shkak se nuk duan të shpërbëhen dhe javën e kaluar ushtria rimori me forcë kontrollin e qyteteve kryesore të Amharasë.

Sulmi ajror ka ndodhur dje dhe e ka goditur qendrën e Finote Selam, deklaroi përfaqësuesi shëndetësor, i cili kërkoi të mbetet anonim pë shkak të frikës nga hakmarja.

Ky funksionar tha se 22 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa disa nga të plagosurit është dashur t'i nënshtrohen amputimit

Dy banorë të Finota Selam thanë se objektivi i sulmit ajror ishte një kamion që transportonte civilë që ktheheshin nga shpërndarja e ushqimit për luftëtarët nga milicia e njohur si Fano. Pretendimet e tyre nuk mund të verifikoheshin.

Zëdhënës i qeverisë federale nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Komisioni shtetëror i të drejtave të njeriut i Etiopisë citoi sot "raporte të besueshme të sulmeve dhe granatimeve" në Finote Selam dhe qytete të tjera të Amhara "që rezultuan në shumë viktima civile".

Ai tha gjithashtu se zyrtarët rajonalë të Amharas ishin në shënjestër, me disa të vrarë, "duke rezultuar në kolapsin e përkohshëm të strukturës shtetërore lokale në shumë zona".

Autoritetet etiopiane shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji në rajonin Amhara. mb/

Foto. Jutjub printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR