Të paktën 10 persona janë vrarë në një sulm izraelit në afërsi të një shkolle në Gazë
- Të paktën 10 persona janë vrarë, ndërsa disa tjerë janë lënduar në një sulm ajror izraelit në afërsi të një shkolle në Rripin e Gazës, ku ishin të vendosur palestinezë të zhvendosur.
- Post By Besnik Shuki
- 21:12, 6 prill, 2026
Gazë, 6 prill 2026 (MIA) - Të paktën 10 persona janë vrarë, ndërsa disa tjerë janë lënduar në një sulm ajror izraelit në afërsi të një shkolle në Rripin e Gazës, ku ishin të vendosur palestinezë të zhvendosur.
Kjo është shkelja më e re, që e rrezikon marrëveshjen e brishtë për armëpushim, të përkrahur nga SHBA-ja në enklavën palestineze.
Para sulmit izraelit, disa palestinez janë përleshur me anëtarë të milicisë, të përkrahur nga Izraeli. Persona mjekësorë dhe banorët thanë se militantët e kanë sulmuar shkollën, e cila gjendet në lindje të kampit për refugjatë Magazi, në tentim për të rrëmbyer njerëz.
Sipas dëshmitarëve, në një moment janë shtënë dy raketa nga dronë izraelitë në drejtim të përleshjes, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 10 persona, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. bsh/
Foto: DPA