• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të njohura përballjet çerekfinale në Ligën e Konferencave

Të njohura përballjet çerekfinale në Ligën e Konferencave

Nion, 15 mars 2024 (MIA) - Aston Villa do të luajë kundër ekipit francez Lillë në përballjen e çerekfinales në Ligën e Konferencave, tregoi shorti në selinë e UEFA-s në Nion.

Paoku grek do të luajë kundër ekipit belg Brizh, ndërsa përfaqësuesi i dytë grek Olimpiakos do të përballet me Fenerbahçen. Fiorentina për kualifikim në gjysmëfinale duhet të mposht përfaqësuesin çek, Viktoria Pëlzen.

Ndeshjet e para çerekfinale janë në program më 11 prill, ndërsa ndeshjet kthyese një javë më vonë.

Me short janë caktuar edhe ndeshjet gjysmfinale në këtë garë.

Aston Villa/Lillë - Olimpiakos/Fenerbahçe
Fiorentina/Viktoria Pëlzen - Klub Brizh/Paok

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 2 dhe 9 maj, ndërsa finalja është më 29 maj në Athinë. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR