• e enjte, 18 korrik 2024

Të gjitha ndeshjet e sotme në Uimbelldon u ndërprenë për shkak të shiut

Të gjitha ndeshjet e sotme në Uimbelldon u ndërprenë për shkak të shiut

Londër, 4 korrik 2023 (MIA) – Ndeshjet e sotme të xhiros së parë të Gren slemit Uimbëlldon janë ndërprerë për shkak të shiut.

Në konkurrencën e meshkujve janë ndërprerë 15 ndeshje të cilat filluan sot, ndërsa tek tenistet tetë duele për momentin janë në pauzë të detyruar.

Shiu me siguri do ta prolongojë programin deri natën vonë, ndërsa disa ndeshje mund edhe të zhvendosen për nesër.

Uimbëlldon 2023 do të zgjasë nga 3 deri më 16 korrik.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR