• e diel, 06 tetor 2024

Suspendohet ndihmës gjyqtari, i cili goditi me bërryl futbollistin e Liverpulit, Robertson

Suspendohet ndihmës gjyqtari, i cili goditi me bërryl futbollistin e Liverpulit, Robertson

Londër, 10 prill 2023 (MIA) - Shoqata e gjyqtarëve profesionistë të futbollit në Premier Ligë e suspendoi sot ndihmës gjyqtarin Konstantin Hacidakis, i cili gjatë ndeshjes së djeshme mes Liverpulit dhe Arsenalit me bërryl e goditi lojtarin e ekipit nikoqir, Endrju Robertson.

Në xhirimet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur Hacidakis me bërryl e godet Robertsonin në pjesën e qafës derisa lojtarët e të dyja ekipeve, si dhe gjyqtarët shkojnë në zhveshtoret në "Enfilld Roud".

Hacidakis nuk do të delegohet për ndeshjet në organizim të Federatës angleze derisa nuk përfundon hetimi në tërësi.

Derbi mes Liverpulit dhe Arsenalit përfundoi me rezultat baraz 2:2. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR