• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulme masive ruse në mbarë Ukrainën

Sulme masive ruse në mbarë Ukrainën

Kiev, 11 prill 2024 (MIA) - Autoritetet ukrainase kumtuan se herët në mëngjes ka pasur shpërthime në pjesën verilindore, jugore dhe perëndimore të vendit, si pjesë e valës së re të sulmeve raketore ruse për të cilat Kievi tha se i kanë dëmtuar objektet e rrjetit elektroenergjetik.

Në orët e hershme të mëngjesit, forcat ajrpre të Ukrainës shpallën alarm në pjesën më të madhe të vendit, madje edhe në rajonet më perëndimore.

"Shpërthime janë dëgjuar në qytetin ukrainas Harkov që në orën pesë të mëngjesit", deklaroi prefekti Igor Terehov përmes aplikacionit për porosi Telegram, si dhe në rajonin Zaporozhje, sipas guvernatorit Ivan Fedorov, i cili gjithashtu informoi në Telegram.

Guvernatori i rajonit energjetik Lavov, Maksim Kozicki kumtoi në Telegram se mbrojtja po punon në rajon.

Ministri ukrainas i energjetikës, Herman Hapushçenko kumtoi në Telegram se sulmet ishin drejt kapaciteteve për prodhim dhe distribuim të energjisë elektrike në rajonet Harkov, Zaporozhje, Lavov dhe Kiev.

Në rajonin Harkov, mbi 200.000 shfrytëzues mbetën pa rrymë pas sulmit, ndërsa banorët kërkuan strehim në metro.

Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia ka dërguar drone dhe raketa hipersonike "Kinzhal" në caqe të vendit dhe se po gjuajnë predha raketore nga bombarduesit "Tupoljev Tu-95".

Tani për tani nuk ka raportime për viktima. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR