Sulm i ri ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit
- Agjencia libaneze e lajmeve (NNA) njoftoi se ushtria izraelite kreu një sulm të ri ajror mëngjesin e sotëm në zonën Çija, në periferitë jugore të Bejrutit.
Bejrut, 30 shtator 2024 (MIA) - Agjencia libaneze e lajmeve (NNA) njoftoi se ushtria izraelite kreu një sulm të ri ajror mëngjesin e sotëm në zonën Çija, në periferitë jugore të Bejrutit.
Më herët, ushtria izraelite (IDF) kumtoi se gjatë natës ka kryer sulme ajrore në rajonin Bela, Libani lindor.
Sipas IDF-së, sulmet kishin në shënjestër dhjetëra raketahedhës dhe një depo armësh të Hezbollahut.
Më herët, IDF kumtoi se me sukses ka parandaluar "një shenjestër të dyshimtë ajrore" e cila e kishte kaluar kufirin e Libanit.
Gjatë sulmeve në pjesën jugore të Libanit është eliminuar lideri i Hamasit, Fateh Sherif Abu el Amin. Në sulmin në kampin e refugjatëve palestinezë në Tir kanë vdekur edhe gruaja, vajza dhe fjali i Amin.
Sot në mëngjes, ushtria izraelite nisi një sulm në qendër të Bejrutit për herë të parë që nga lufta e vitit 2006, ku e humbën jetën tre anëtarë të grupit militant palestinez Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP).
Sipas ministrisë libaneze të Shëndetësisë në sulmet izraelite kanë vdekur më shumë se 100 persona, ndërsa numri i viktimave në dy javët e fundit është rritur në mbi 1.000, ndërsa rreth 600 janë plagosur.
Paraprakisht, kryeministri i përkohshëm libanet, Najib Mikati deklaroi se sulmet ajrore izraelite kanë detyruar një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
"Kjo është zhvendosja më e madhe që mund të ndodhë", theksoi Mikati.
Sipas mediave izraelite, sulmet ndaj Libanit jo vetëm që do të vazhdojnë, por IDF po përgatitet edhe për një operacion tokësor. Një burim i paidentifikuar i sigurisë deklaroi se megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim politik, IDF po përfundonte "operacione të rëndësishme" si përgatitje për një pushtim tokësor të Libanit jugor
Qëllimi i manovrave tokësore është shkatërrimi i objektivave, por edhe projektimi i fuqisë së Izraelit dhe IDF në Lindjen e Afërt, veçanërisht mbi Hezbollahun, theksoi ai.
Përderisa IDF sulmon objektivat e milicisë libaneze Hezbollah në Liban dhe Huthëve në Jemen, po rritet frika se konflikti në Lindjen e Afrët mund të dalë jashtë kontrollit dhe të përfshijë Iranin dhe SHBA-në.
SHBA-ja bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban, por lejoi edhe përforcim të ushtrisë së saj në rajon. ls/
Foto: EPA