• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulm i një droni izraelit në Liban, një person e ka humbur jetën, tre nxënës janë plagosur

Sulm i një droni izraelit në Liban, një person e ka humbur jetën, tre nxënës janë plagosur

Bejrut, 23 maj 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit jugor, njoftian këtë mëngjes mediat shtetërore.

"Droni i armikуt ka qëlluar në rrugën që çon drejt Nabatit", qytet relativisht larg kufirit, thekson agjencia ANI.

Shoferi i automjetiot ka humbur jetën, ndërsa tre fëmijë në një autobus shkollor janë lënduar.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, fillimi i luftës së Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, lëvizja islamike pro-iraniane Hezbollah ka shënjestruar rregullisht Izraelin verior në mbështetje të Hamasit.

Ushtria izraelite po u përgjigjet këtyre sulmeve duke synuar zyrtarët libanezë dhe të Hezbollahut.

Gjatë shtatë muajve të dhunës ndërkufitare, të paktën 429 njerëz kanë humbur jetën në Liban. Shumica e të vrarëve janë luftëtarë të Hezbollahut, por në përleshje janë vrarë gjithashtu edhe të paktën 82 civilë.  

Nga ana izraelite, sipas të dhënave zyrtare, jan vrarë të 14 ushtarë dhe 11 civilë. mb.

Foto: MIA
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR