• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sulm mbi akademinë ushtarake në Mogadishu, të paktën 25 ushtarë e humbën jetën, 40 janë plagosur

Sulm mbi akademinë ushtarake në Mogadishu, të paktën 25 ushtarë e humbën jetën, 40 janë plagosur

Mogadishu, 24 korrik 2023 (MIA) - Së paku 25 ushtarë e humbën jetën, ndërsa rreth 40 janë plagosur në një sulm të një bombardieri vetëvrasës të akademisë ushtarake në kryeqytetin somalez Mogadishu.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant Al Shabab, transmeton Blumberg.

"Ushtarët kanë qëndruar në radhën kur bombarduesi vetëvrasës u hodh në erë", deklaroi kapiteni i armatës somaleze Ali Farah.

Një fushatë ushtarake e nisur nga forcat qeveritare dhe milicitë aleate vitin e kaluar e detyroi Al-Shababin, një grup i lidhur me Al-Kaedën, të largohej nga zona të mëdha të territorit në Somalinë jugore, por militantët vazhduan të kryenin sulme vdekjeprurëse.

Në fund të majit, sulmet e Al-Shabab i vranë të paktën 54 paqeruajtës nga Uganda në një bazë në jug të Mogadishus.

Al Shabab po lufton nga viti 2006 që ta rrëzojë qeverinë qendrore të Somalisë dhe të vendosë qeverisje të vetën, në bazë të një interpretimi të rreptë të sheriatit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR