• e enjte, 18 korrik 2024

Suarez: Unë, Mesi dhe Nejmari shpresojmë se në të njëjtin klub do t'i kalojmë ditët e fundit të karrierës sonë

Suarez: Unë, Mesi dhe Nejmari shpresojmë  se në të njëjtin klub do t'i kalojmë ditët e fundit të karrierës sonë

 Porto Alegre, 11 qershor 2023 (MIA) - Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka zbuluar se ka pranuar që të përfundojë karrierën me ish-bashkëlojtarët, Lionel Mesi dhe Nejmar.

 "Ne ramë dakord  për këtë edhe  me Nejmarin. Shpresojmë që ditët e fundit të karrierës do t'i kalojmë në një klub. Thjesht duke shijuar gëzimin e futbollit dhe duke luajtur futboll ashtu siç duam. Nuk e di për Nejmarin, por unë dhe Mesi  përfundimisht do të jemi bashkë", deklaroi  Suarezi për “Albiceleste Talk”.

 Megjithatë, uruguani 36-vjeçar e ka përjashtuar mundësinë për të kaluar në  Inter Majami, pasi tani është i kënaqur me gjithçka në Gremio.

 Më 7 qershor, Mesi njoftoi se nga PSZ po kalon në Inter Majami. ar/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR