• e enjte, 18 korrik 2024

Suarez është afër transferit në Inter Majami

Suarez është afër transferit në Inter Majami

Porto Alegre, 2 nëntor 2023 (MIA) - Luis Suarez mund të bashkohet sërish me Lionel Mesin në ekipin e njejtë. Sulmuesi i Uruguajit lshtë afër shpërnguljes në Inter Majami, transmeton "El Pais".

Futbollisti dhe klubi tashmë kanë biseduar përmes e-postës, palët planifikojnë të lidhin kontratë për një vit me mundësi për vazhdimin të edhe një sezoni.

Është vërejtur se problemet e domosdoshme me gjurin e lojtarit po zgjidhen - Suarez për çdo ditë i kalon procedurat e enevojshme, ngarkesat kontrollohen.

Pritet që uruguajasai të udhëtojë drejt Majamit që t'i finalizojë detajet e fundit të kontratës në dhjetor. Këtë planifikon ta bëjë pas përfundimt të sezonës me Gremio.

Kontrata e sulmuesit 36- vjeçar me klubin brazilian është valid deri në fund të vitit 2023. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR