• e mërkurë, 17 korrik 2024

Stuhia e fortë goditi disa pjesë të SHBA-së duke lënë pa energji 460.000 amvisëri dhe biznese

Stuhia e fortë goditi disa pjesë të SHBA-së duke lënë pa energji 460.000 amvisëri dhe biznese

Çikago, 16 korrik 2024 (MIA) - Një stuhi që shkaktoi tornado goditi Ajovan, Illinois dhe Indiana, duke lënë më shumë se 460.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

Shërbimi kombëtar meteorologjik konfirmoi se tornadoja e goditi De Mojn në Ajova, ndërsa stuhia u zhvendos më pas në lindje në veri të Illinoisit, duke përfshirë Çikagon, ku kishte paralajmërime të shumta për tornado, erë dhe shi.

Pothuajse 390.000 amvisëri ishin pa energji vetëm në Illinoisin verior.

Në Çikago herët në mëngjes u dha një paralajmërim për përmbytje.

Stuhia mbrëmë u zhvendos në Indiana dhe Miçigen, duke shkaktuar paralajmërime shtesë, përfshirë paralajmërime të shumta për tornado për Indianën. qa/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR