• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbi 2.800 kërkesa për ndryshim të patent shoferëve serbë me ato kosovare për dy muaj

Mbi 2.800 kërkesa për ndryshim të patent shoferëve serbë me ato kosovare për dy muaj

Prishtinë, 17 korrik 2024 (MIA) - Policia e Kosovës publikoi se në dy muajt e fundit në tërë Kosovën janë parashtruar mbi 2.800 kërkesa për ndërrimin e patent shoferëve serbë me ato të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga policia e Kosovës për portalin KoSSev konfirmuan se më shumë kërkesa janë parashtruar në katër komunat në veri të Kosovës - 2.426, e më së shumti në Mitrovicën e Veriut.

"Në Leposaviq deri tani janë parashtruar 752 kërkesa, ndërsa në Mitrovicën e Veriut 753. Në Zubin Potok janë parashtruar 426, ndërsa në Zveçan 495 kërkesa", konfirmoi policia.

Lidhur me pjesët tjera të vendit, më së shumti paraqitje për ndryshimin e patent shoferëve serbe ka në Graçanicë - 123, pastaj në Kamenicë - 42 dhe Gjilan - 30, ndërsa kërkesa ka edhe në komunat tjera të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara është 2.827.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka vendosur në fillim të majit të këtij viti që të mundësojë zëvendësimin nga patentë shoferëve të lëshuar për shtetasit e Kosovës në Serbi, të cilat Prishtina i konsideron të paligjshme, në patentë shoferë të Kosovës.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 9 maj, ndërsa mundësia për ndryshim zgjat gjithsej tre muaj, deri më 9 gusht. Pas skadimit të këtij afati, siç u paralajmërua, në Kosovë më nuk do të mund të voziten me patentë shoferë serbe, të cilët janë lëshuara për qytetarët e Kosovës. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR